Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kush mund të quhet Ehl-us-Sunneh?

Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas Al Abdil-Kerim (v. 1425)

Burimi: el-Xherh uet-Ta´dil indas-Selef, fq. 40-42

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Unë kam gjetur një kriter fantastik dhe të bukur, se kush mund të quhet ”Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah.” Kriteri ishte shkruar nga një prej imamëve të Ehl-us-Sunnetit dhe burrave të vërtetë të Sunnetit, një njeri i cili u ballafaqua me Pasuesit e Bidateve: Imam Ebu Muhammed el-Hasan bin Ali el-Berbahari. Ai përmendi kriterin në librin e tij ”Sherh-us-Sunneh” si më poshtë:

”Nuk është e lejuar për një musliman që të thotë se një person pason Sunnetin, derisa ai ta di se ai i posedon të gjitha vetitë e Sunnetit. Nuk duhet të thuhet se ai pason Sunnetin derisa ai të posedon tërë Sunnetin.” 1

Personi i cili është i tillë e meriton të quhet ”Ehl-us-Sunneh”.

Pra, nëse dikush thotë Esharitë janë nga Ehl-us-Sunneh, ai ka gënjyer dhe ka trilluar. Ai duhet ta ketë frikë Allahun Te ala. Ai që dëshiron të thotë se një person i përket Ehl-us-Sunnetit, së pari duhet ta dij se ai e pason Sunnetin dhe Ehl-us-Sunnetin. Tani është kohë sprovash për fenë e Allahut Azze ue Xhel. Sa shumë njerëz thonë se ata e pasojnë Sunnetin, por kur të sheshosh sipërfaqen e sheh se si ai e kundërshton Sunnetin në shumë çështje!

Është e detyrueshme që të jesh i kujdesshëm dhe të konfirmosh. Është sikurse kur Hudhejfe ibn el-Jeman radijAllahu anhu bëri kur vuri dy gurë mbi njëri-tjetrin dhe u tha shokëve të tij:

”A po shihni ndonjë dritë në mes të këtyre dy gurëve?” Ata thanë: ”O Ebu Abdil-lah! Ne vetëm po shohim vetëm një dritë të vogël mes tyre.” ”Hudhejfe tha: ”Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se risitë do të mbizotërojnë në mënyrë që e vërteta do të duket vetëm si drita në mes të këtyre dy gurëve. Betohem në Allahun se risitë do të shpërndahen aq shumë sa që ai që braktis një risi do të akuzohet se ka braktisur një Sunnet! ”2

Betohem në Allahun se fjalët e tij radijAllahu anhu përshtaten plotësisht me kohën tonë. Allahu na ruajtë neve dhe juve nga çdo e keqe.

______________________

1 Sherh-us-Sunneh (57).

2 el-I´tisam (1/127) nga esh-Shatibi.

Shpërndaje: