Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)
Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 54
www.perlatmuslimane.com
“Dhe prej pasojave të asaj që Allahu ka caktuar me kaderin dhe urtësinë e Tij, është se kushdo që braktis atë që i bën dobi ndërkohë që ai është në gjendje të përfitojë prej kësaj, por nuk e bën këtë gjë, do të sprovohet duke u preokupuar me atë gjë e cila do ta dëmtojë atë.
Kështu, kushdo që braktis adhurimin e Mëshiruesit, do të sprovohet me adhurimin e idhujve. Kushdo që nuk e adhuron Allahun me dashuri, frikë dhe shpresë, do të sprovohet me dashurinë, frikën dhe shpresën tek dikush tjetër përveç Allahut. Dhe kushdo që nuk e shpenzon pasurinë e tij në bindje të Allahut, do ta shpenzojë atë në bindje të shejtanit.
Dhe kushdo që e braktis përuljen dhe nënshtrimin ndaj Zotit të tij, do të sprovohet me përuljen dhe nënshtrimin ndaj krijesave.
Dhe kushdo që e braktis të vërtetën, do të sprovohet me të pavërtetën.”