“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kushdo që i kthen shpinën këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe në ditën e kijametit do ta ringjallim të verbër

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu ka thënë:

“Kushdo që i kthen shpinën këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe në ditën e kijametit do ta ringjallim të verbër.” Taha, 20:124

Cili është komentimi i këtij ajeti? Allahu të shpërbleftë me çdo të mirë!

Përgjigje: Allahu -subhanehu ue te ala- ka thënë:

“Kur t’ju vijë udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim. Kushdo që i kthen shpinën këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe në ditën e kijametit do ta ringjallim të verbër.” Taha, 20:123-124

Në këto dy ajete fisnike, ai që e pason Kuranin dhe punuar sipas urdhrave të tij, Allahu -subhanehu ue te ala- e ka garantuar se nuk do të devijoi në këtë dynja, dhe në ahiret nuk do të jetë i mjerë.

Dhe lidhur me ajetin e dytë, ai që u largua nga Kurani dhe nuk punoi sipas urdhrave të tij, Allahu -xhela ue ala- do ta ndëshkojë me dy dënime.

Dënimi i parë është se do të ketë një jetë të mjeruar.

Ky ajet është shpjeguar se i referohet dënimit në varr sepse ai do të dënohet në varrin e tij. Mund të ketë për qëllim gjithashtu jetën e kësaj bote dhe gjithashtu jetën në varr, ajeti është i përgjithshëm.

Pika kryesore është se Allahu ka kërcënuar se ai do të ketë një jetë të keqe, plot rreziqe, gjëra të urryera dhe probleme – këtu mos po thotë diçka për shkak të largimit nga libri i Allahut -azze ue xhel- dhe se ai braktisi udhëzimin (Kuranin) dhe qëndroi në devijim dhe mëkate.

Dënimi i dytë është se Allahu do ta bëjë atë të ringjallet i verbër në ditën e kijametit sepse ai mbylli sytë (u largua) nga libri i Tij në këtë dynja, prandaj Allahu e dënoi atë me të qenit i verbër në ahiret.

“Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?” (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.” Taha, 20:125-126

Ai i mbylli sytë (u largua) nga libri i Allahut në këtë dynja, nuk i kushtoi vëmendje  atij, nuk shikoi në të dhe nuk veproi sipas tij dhe prandaj ai do të ringjallet në ditën e kijametit në këtë formë të shëmtuar. Allahut i kërkojmë strehim!

Kjo është si thënia e Allahut:

“Atij që shmanget nga këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një shejtan, që do t’i bëhet shok i pandashëm. Në të vërtetë, shejtanët i shmangin nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt. Dhe, kur të vijë te Ne, do t’i thotë (shejtanit që e kishte shok): “Ah, sikur të kishte qenë largësia midis meje dhe teje sa ajo mes lindjes e perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!” (Atyre do t’u thuhet): “Nuk do t’ju bëjë dobi (pendimi) juve sot, sepse ju u larguat nga e vërteta dhe humbët. Me të vërtetë, ju jeni pjesëtarë në dënim”. Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhri dhe të udhëzosh të verbrin dhe atë që është në humbje të qartë?” Ez-Zuhruf, 43:36-40

Pika kryesore është se Allahu -xhela ue ala-  e ka kërcënuar personin që largohet nga libri i Tij dhe nuk vepron sipas urdhrave të Kuranit në jetën e dynjasë, se do ta ndëshkojë në dynja dhe në varr. Allahut i kërkojmë strehim! Dhe në ditën e kijametit, dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: