Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: et-Ta’likat el-Latifah ala Usul-is-Sunneh el-Munifah, fq. 37
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetja 8: Cilat janë kushtet e këshillimit?
Përgjigje: Këshillimi ka kushtet e mëposhtme:
1 – Dituria, që është kushti themelor. Vetëm një nxënës i ditur mund të jep një këshillë të ligjësuar, për sa i përket mënyrës, kuptimit, gjykimit dhe rezultateve pozitive.
2 – Sinqeriteti ndaj Allahut (Azze ue Xhel) dhe të shpresojë shpërblimin e Tij.
3 – Durimi në lidhje me këshillimin dhe dyshimet që mund të ndodhin si dhe aftësia për ti refuzuar ato në mënyrë që propagandisti i saj të ekspozohet.
Ka një shpërblim shumë të madh në dhënien e këshillave për shkak se ato e ngritin të vërtetën, e refuzojnë të kotën dhe i i bëjnë dobi krijimit.