Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushtet për të qenë dhënia e zekatit obligim

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Mulakhkhas el-Fikhi (1/223)

www.perlatmuslimane.com

Që zekati të jetë i detyrueshëm për muslimanin, është e nevojshme që pesë kushte të plotësohen:

Kushti i parë: Liria. Zekati (joskllavëria) nuk është i detyrueshëm për skllevër, sepse ata nuk posedojnë asnjë pasuri. Ajo që ata posedojnë në fakt është në pronësi të pronarit të tyre. Prandaj pronari është përgjegjës për zekatin e saj pasurie.

Kushti i dytë: Pronari i pasurisë duhet të jetë musliman. Zekati nuk është i detyrueshëm për jomuslimanin në mënyrë që të kërkohet prej tij që ta paguaj atë. Zekati është afrim tek Allahu dhe bindje, diçka që jomuslimanët nuk e plotësojnë. Pos kësaj duhet bërë njetin për zekat, gjë të cilën jomuslimanët nuk e bëjnë.

Ndërsa dijetarët kanë mospajtime mes veti lidhur me nëse jomuslimanët janë të detyruar për të paguar zekatin në mënyrë që ata urdhërohen me të dhe të dënohet për të në jetën e përtejme me një dënim të veçantë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha Muadhit (radijAllahu anhu):

“Le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërret shehadeti. Pastaj ai përmendi namazin e pastaj tha: E nëse ata të binden në këtë, atëherë mësojua se Allahu i ka obliguar ata me zekat i cili merret prej të pasurve të tyre dhe i jepet të varfërve të tyre.” 

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

Me anë të kësaj ai bëri që Islami të jetë kusht për detyrimin e zekatit.

Kushti i tretë: Pasuria duhet të arrijë sasinë dhe shumën e caktuar. Në qoftë se nuk e arrin këtë nuk është e detyrueshme që të paguhet zekati. Kjo vlen pavarësisht nëse pronari është një i rritur ose jo, në mendje ose jo, për shkak se argumentet janë të përgjithshme.

Kushti i katërt: Pasuria duhet të jetë në pronësi dhe nuk duhet të ketë lidhje me të drejtat e dikujt tjetër.

Kushti i pestë: Kjo pasuri duhet të jetë ruajtur një vit duke u bazuar në hadithin e Aishes (radijAllahu anha):

“Zekati nuk duhet të paguhen për një pasuri që nuk ka mbushur një vit.”

Transmetuar nga Ibn Maxheh dhe Tirmidhi.

Shpërndaje: