Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (77)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/0-Ighastah18-01-1439h.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. Ky pyetës thotë: Parimi bazë është se gruaja duhet të qëndrojë në shtëpi. Cilat janë rregullat që duhen ndjekur në rastin kur asaj i lejohet të dalë jashtë, si p.sh. në rrugë, tregje e të ngjashme?
Përgjigje: Po, ka rregulla për këtë.
Së pari, nëse ka një nevojë që vetëm ajo mund ta bëjë atë dhe askush tjetër përveç saj nuk mund ta bëjë atë.
Së dyti, ajo duhet të mbulohet plotësisht. Asgjë nuk duhet të duket prej saj në mënyrë që ajo të mos i provokojë burrat.
Së treti, ajo nuk duhet ta zgjasë daljen e saj. Sapo të mbarojë atë që i nevojitej, ajo duhet të nxitojë për në shtëpinë e saj.