Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mukhtesarul-Fetaua el-Misrijjeh (1/100)
Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin ‘Alij el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nuk ju lejohet grave që të ulen dhe të hanë me burra të huaj përderisa kjo nuk është e patjetërsueshme. Ndërsa shembuj të patjetërsueshmërisë janë: mungesa e hapësirës apo mungesa e ushqimit.
Nëse një gjë e tillë duhet të ndodhë patjetër (për shkak të arsyeve të lartcekura (v.p.)), atëherë, duhet pasur kujdes se, nuk i lejohet grave që t’i shfaqin fytyrat[1] e tyre në prani të burrave.
Gjithashtu, duhet pasur kujdes se, nuk i lejohet burrave që, ushqim ta vënë në gojën e grave të tyre dhe anasjelltas. Dëshmi për këtë është se, profeti ﷺ kur foli në lidhje me veçimin e gruas me ndonjë nga të afërmit e burrit, tha:
“El-Hamu është vdekja.” [2]
El-Hamu është secili nga të afërmit e burrit që është i huaj për gruan e tij, siç është: vëllai i tij, xhaxhai, daja etj., dhe jo babai i tij i cili është mahrem i saj.
Pos kësaj, profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk hynë në xhenet dejuthi.” [3]
Dejuth është burri i cili nuk ka xhelozi për gruan dhe familjen e tij, gjithashtu, nuk i këshillon ata edhe nëse i sheh duke bërë ndonjë veprim jo të duhur.
[1] Tek dijetarët që e konsiderojnë obligim mbulimin e fytyrës (v.p.).[2] Bukhariu (5232) dhe Muslimi (2172).
[3] Abdurr-Rrazaku (20437).