Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kushtetutat e disa shteteve i lejojnë demonstratat!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://alfawzan.ws/node/13252

Data: 5/4-1432 ose 2011-03-11

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Ne e kemi parë vendimin, apo thënë më mirë sqarimin e dhënë nga “Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj” në lidhje me demonstratat. Megjithatë, ka nga ata që thonë se, në vende të cilat demonstrohet, kushtetutat dhe rregulloret e atyre shteteve e lejojnë një gjë të tillë. Çfarë na thoni ju për këtë?

Përgjigje: Le të shikojmë realitetin se, çfarë u kanë sjellë atyre këto demonstrata?! A nuk është e vërtetë se gjendja e tyre ende nuk është qetësuar dhe se asgjë nuk është nën kontroll? Njeriu duhet të shikojë në pasojat dhe t’i gjykojë çështjet sipas pasojave që mund të rrjedhin. Le të kthejmë shikimin kah demonstruesit dhe kaosi i shkaktuar nga ata. Çfarë është gjendja e tyre tani? A janë stabilizuar? A kanë shpallur ndonjë shtet apo kanë arritur ndonjë pushtet? Unë nuk mendoj se kanë arritur një gjë të tillë. Prandaj, duhet të shohim pasojat.

Shpërndaje: