“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kushti për të bërë davet në mënyrë kolektive

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (1/162)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cila është gjykimi për të thirrur tek Allahu në mënyrë kolektive?

Përgjigje: Nëse kolektivi nuk është partishmëri për të cilën duan dhe urrejnë, atëherë kjo është e lavdërueshme. Nëse koleksioni bëhet për të përkrah besimin e vërtetë dhe metodologjinë e vërtetë për të cilën ne shpenzojmë kohë dhe para për ta përhapur, kështu që kjo punë kolektive është një bashkëpunim në devotshmëri dhe në frikë ndaj Allahut:

وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى

“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në devotshmëri.”1

Xhihadi po ashtu. Sahabët nuk dilnin në betejë veçmas. Ata luftuan në grup. Zemrat e tyre ishin të bashkuara për të ngritur flamurin e besimit dhe fjalën e Allahut. Ata bashkëpunuan në të gjitha veprimet e tjera të mira. Pra, nëse besimi është një dhe metodologjia është një dhe qëllimi është një, atëherë veprimi është i ligjësuar. Por nëse bëhet për një motiv të veçantë dhe një bashkëpunim për një motiv të caktuar dhe për një sekt të veçantë që hedh poshtë gjithçka që nuk është në përputhje me të, atëherë veprimi refuzohet, edhe nëse do të ishte kolektiv.


1 5:2

Shpërndaje: