Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (vdiq. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1023)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kohët e fundit kam dëgjuar në radio se do të ketë një stuhi dëbore të enjten. A më lejohet mua si musliman ta kumtojë më tutje këtë parashikim?”
Përgjigje: ”A të lejohet që t’ua kumtosh të tjerëve se Shejkh el-Albani, për shembull, thotë se pirja e duhanit është e ndaluar?”
Pyetësi: ”Lejohet.”
Albani: ”Kjo edhe është e lejueshme dhe e palejueshme. Tani shikoje dallimin. Në qoftë se ti thua se Shejkh Albani thotë kështu, ke vepruar drejtë. Dhe në qoftë se të godet pasioni dhe thua se duhani nuk është i lejuar dhe pastaj pyetesh në lidhje me argumentin tënd, ti thua se Shejkh Albani thotë kështu. Mos vepro kështu. Thuaje atë që nga fillimi.
Pra ty nuk të lejohet që të thuash se moti do të jetë në një mënyrë të caktuar të enjten, sepse ti nuk ke dije. Megjithatë, të lejohet të thuash se një meteorolog e ka thënë këtë, apo se e ke dëgjuar këtë në radio, e ke lexuar këtë në gazetë dhe të ngjashme. Nëse ti kumton atë që ke dëgjuar atëherë nuk e kundërshton Sheriatin.”