Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lakuriqësia e bashkëshorteve kur ata janë vetëm me njëri-tjetrin

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 86
Përmblodhi: S’ad Abdul-Gaffar Ali

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e drejtë që bashkëshortët të rrinë të zhveshur kur ata janë të vetëm me njëri-tjetrin dhe a ka ndonjë lutje e cila thuhet para se ata të kenë marrëdhënie seksuale?

Përgjigje: Së pari dhe më kryesorja është se, është e lejueshme që bashkëshortët të rrinëë të zhveshur kur ata janë të vetëm me njëri-tjetrin. Transmeton Ebu Davudi nga Bahz bin Hakim, ky nga babai i tij, ndërsa ky nga gjyshi i tij i cili ka thënë:

قلت يا رسول الله عوراتنا ما نأتي منها وما نذر قال احفظ عورتك إلا من زوجتك أو ما ملكت يمينك فقال الرجل يكون مع الرجل قال إن استطعت أن لا يراها أحد فافعل قلت والرجل يكون خاليا قال فالله أحق أن يستحيا منه

I thash profetit ﷺ: “O i dërguar i Allahut, çfarë lejohet që të shfaqim nga aureti dhe çfarë duhet të fshehim?” Ai tha: “Ruaje auretin përveçse nga gruaja apo robëresha jote.” Unë i thash: “E në mesin e njerëzve?” Ai tha: “Nëse ke mundësi që askush të mos të sheh, vepro kështu.” Unë i thash: “E nëse jam i vetëm?” Ai tha: “Allahu ka më shumë të drejtë që të turpërohesh prej Tij.”

Së dyti, kur burri dhe gruaja dëshirojnë të kenë marrëdhënie seksuale, burri duhet të thotë:

بِسْمِ اللهِ، اَلَّلهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطاَنَ، وَ جَنِّبِ الشَّيْطاَنَ مَا رَزَقْتَناَ

“Me emrin e Allahut. O Allahu im, na e largo shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh.”

Këtë hadith, e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma).

Shpërndaje: