Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Erkanul-Islam, fq. 257-275
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që të lahen dhëmbët me pastë dhëmbësh dhe për përdorimin e pikave për vesh, hundë dhe sy? Çka duhet të bëjë agjëruesi në qoftë se ai ndien shijen e tyre në fyt?
Përgjigje: Përdorimi i pastës së dhëmbëve nuk e prish agjërimin. Kjo është e njëjta gjë sikurse larja e dhëmbëve me sivak. Megjithatë, nëse pasta shkon poshtë në fyt pa qëllim ai nuk është i detyruar ta kompensojë këtë ditë.
E njëjta gjë vlen edhe për pikat e veshëve dhe të syve. Sipas mendimit më të saktë ato nuk e prishin agjërimin por nëse ndihet shija e tyre është më e sigurt që të kompensohet ajo ditë, por nuk është e detyrueshme sepse ato nuk kanë të njëjtin efekt sikurse ushqimi dhe pija.
Në lidhje me pikat e hundës nuk është e lejueshme përdorimi i tyre.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Fute ujin thellë në hundë, përveç nëse je agjërueshëm.”
Ebu Daudi (142), Tirmidhi (788), Nesai (1/66) dhe Ibn Maxheh (407). Autentik sipas imam Albanit në ”Irua-ul-Ghalil” (930).
Duke u bazuar në këtë personi i cili ka përdorur pikat e hundës gjatë agjërimit duhet ta kompensojë këtë ditë.