Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 78-79
Përktheu: Valdet Gashi
Së katërti, Muhammed Surur i imponoi shejkh Rabis diçka që as feja e as logjika nuk e obligon atë, kur ai thotë:
“Ai e lavdëroi Sejid Kutubin në librin e tij “Menhexh-ul-Enbija” që më vonë të zbulojë devijimet e tij të mëdha.”
Është e mundur edhe nga një këndvështrim fetar si nga ai logjik, që një person të beson se një person tjetër është i mirë, që pastaj ta kupton se ky i fundit ka gabime ose devijime mashtruese në librat dhe botimet e tij, ose që njerëz të besueshëm e përshkruajnë atë në këtë mënyrë. Në këtë rast është e detyrueshme për të pasuar të vërtetën e sqaruar. Prandaj nuk është e lejuar për t’i mbyllë sytë nga gabimet ose për t’iu përmbajtur të gabuarës për shkak të frikës për tu akuzuar si kontradiktor sepse kjo nuk është një kontradiktë që qortohet. Ai që lexon librat e historisë, biografitë dhe librat e kritikës dhe lavdërimit sheh shumë nga kjo. Allahu e mëshiroftë imam Ibnu Tejmijen i cili ka thënë:
“Më parë kisha një mendim të mirë për Ibn Arabiun dhe respekt për të sepse unë pashë se kishte dobi në librat e tij si “el-Futuhat”, “el-Kunnah”, “el-Muhkam el-Marbut”, “ed -Durrah el-Fakhirah” dhe “Matali-un-Nuxhum”. Atëherë ne ende nuk e kishim kuptuar atë që ai kishte për qëllim. As nuk kishim pasur kohë për të lexuar librat e tij si “el-Fusus.”1
Me këtë gjë përgjigjen të gjithë ata që kanë rënë në mashtrim nga librat e një personi, apo ka rënë në metodologjinë e një personi apo grupi të caktuar dhe më pas është bërë e qartë se ato përbëhen nga devijimet dhe bidatet që ata nuk i dinin në fillim. Kur ato me kalimin e kohës bëhen të qarta, ata largohen prej tyre dhe i paralajmërojnë njerëzit ndaj gabimeve të tyre. E vërteta megjithatë ka më shumë të drejtë që të pasohet.
Me këtë që thamë kritika e Muhammed Sururit ndaj shejkh Rabi bin Hadi el-Madkhalis është e parëndësishme; në fillim ai u mashtrua nga librat e Sejid Kutbit dhe nuk ishin të vetëdijshëm për devijimet dhe bidatet e tyre. Kur ai i mësoi ato, ai i refuzoi ato dhe paralajmëro ndaj tyre shumë fuqishëm. Kështu veprojnë të gjithë njerëzit e mençur që respektojnë të vërtetën dhe e vlerësojnë vëllazërinë Islame siç duhet. Kur ata debatojnë për të gjetur të vërtetën, ata e bëjnë këtë në një mënyrë të bukur dhe jo për të mashtruar njerëzit dhe manipuluar ata.
1 Mexhmu-ul-Fataua (2/264-265).