Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lehonia – Nifasi dhe agjërimi

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

5 – Lehonia – Nifasi

Nifasi është gjaku që del për shkak të lindjes. Përderisa gruaja e sheh gjakun dyzet ditë pas lindjes, ajo nuk falet dhe nuk agjëron. Ndërkohë nuk është e lejueshme për burrin e saj që të ketë marrëdhënie seksuale me të derisa ajo të pastrohet ose pasi të kenë kaluar dyzet ditë.

Nëse gjaku zgjatë më shumë se dyzet ditë, ajo duhet të pastrohet pas ditës së dyzetë sepse nifasi nuk zgjat më shumë se dyzet ditë sipas mendimit të saktë. Kështu që ajo duhet të pastrohet dhe të fal namazin. Bëhet gjithashtu e lejueshme për burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me të. I lejohet asaj që të përdor pambuk dhe gjëra të tjera për të parandaluar gjakun në mënyrë që gjaku të mos bie në rrobat dhe trupin e saj. Ky gjak është gjakderdhje që nuk e pengon agjërimin, namazin apo marrëdhëniet seksuale. Ajo është e detyruar që të merr abdest para çdo namazi.

Nëse gruas i vinë sekrecione të tejdukshme brenda dyzet ditëve atëherë ajo duhet të lahet, të falet dhe të agjërojë. Gjithashtu bëhet e lejueshme për burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me të edhe nëse kanë kaluar vetëm disa ditë. Nëse i kthehet gjaku gruas brenda dyzet ditëve ajo duhet të braktis namazin dhe agjërimin. Nuk lejohet për burrin e saj që të ketë marrëdhënie seksuale me të derisa ajo të pastrohet, ose të kalojnë dyzet ditë.

Vërejtje:

Gjaku që del nga një grua që vuan nga gjakrrjedhjet nuk është as gjak menstrual e as gjak nifasi. Ky gjak është i pastër. Në këtë rast ajo duhet të agjërojë dhe të falet dhe është e lejueshme për burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me të kur asaj i vie ky gjak. Ajo duhet të merr abdest para çdo namazi ashtu sikurse personi që vuan nga rrjedhja e urinës. Ajo është e detyruar që të mbrohet nga gjaku duke përdorur pambuk ose diçka tjetër në mënyrë që gjaku të mos bie në trupin e saj apo në rrobat e saj. Kjo praktikë është transmetuar autentikisht prej profetit .

Shpërndaje: