Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet dëgjimi i gjërave tjera përveç dëgjimit të Kuranit?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetuaja nr. 7108

Anëtar: Abdullah bin Ku’ud

Anëtar: Abdullah el-Gudejjan

Zëvendës: Abdurr-Rrazak Afifi

Kryetarë: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne shpesh e dëgjojmë Kuranin kur ngasim makinën apo kur jemi ulur në shtëpi. Por njeriu ka nevojë të dëgjojë edhe gjëra tjera, si p.sh lajmet apo të lexojmë gazetën. Por duke pasur parasysh se nuk ka kohë për të gjitha, atëherë nëse e ndalim dëgjimin e Kuranit, sepse nuk është e mundur për të dëgjuar Kuranin dhe për të gjëra të tilla njëkohësisht. A është ndalja e dëgjimit të Kuranit, me qëllim për të dëgjuar lajmet apo për të lexuar gazetën, një formë e braktisësh së kujtimit të Allahut.

Përgjigje: Nuk ka të keqe për të dëgjuar lajmet dhe për të lexuar gazeta në disa kohë në vend së të dëgjosh Kuranin e bekuar, sepse çdo gjë e ka kohën e saj. Dëgjimi i lajmeve dhe të ngjashme nuk konsiderohet një formë e braktisjes së Kuranit përderisa i kushton një kohë tjetër recitimit apo dëgjimit të Kuranit.

Shpërndaje: