Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/35)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
285 – Ajjash na tregoi: Abdul-A’la na tregoi: Humejdit na tregoi, nga Bukejr, nga Ebu Rafi, nga Ebu Hurejra i cili ka thënë:
”I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) më takoi duke qenë unë xhunub. Ai më kapi për dore dhe unë eca me të derisa u ul. Pastaj unë u largova dhe u ktheva në shtëpi dhe u pastrova. Pas kësaj unë u ktheva tek ai. Ai ishte i ulur dhe tha: ”Ku ishe o Ebu Hirr?” Unë i tregova atij (si isha xhunub). Ai tha: ”Subhan Allah! O Ebu Hirr! Besimtari kurrë nuk bëhet i papastër.”
Hadithi dëshmon gjithashtu se është e lejuar për personin i cili është xhunub të ecë në mesin e njerëzve.