Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lejohet që fytyra e gruas të duket por është më mirë që të mbulohet

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/650-651)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

332 – Aisha (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Ne e falëm namazin e sabahut me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në rrobat e tona që dlim jashtë. Kur mbaruam fytyrat tona nuk mund të njiheshin.”

Transmetuar nga Ebu Jala në “el-Musned”1. Zinxhiri është autentik. Burrat e këtij transmetimi janë të Muslimit përveç Ibrahim bin el-Haxhaxhit.

Hadithi përmendet nga Bukhari dhe Muslimi pos fjalës “fytyrat”. Prandaj, unë e mora atë. Kjo është një shtesë sqaruese. Fakti që kjo nuk bie ndesh me transmetimin e Bukhari dhe Muslimit kjo është pranuar.

Kjo dëshmon se fytyra e gruas lejohet të duket. Ka shumë argumente për këtë. Por edhe pse lejohet të duket, është më mirë dhe më devotshmëri për ta mbuluar atë, dhe veçanërisht nëse fytyra është e bukur.

Ndërsa nëse fytyra është zbukuruar është e detyrueshme për ta mbuluar atë. Nuk ka asnjë mospajtim lidhur me këtë.


1 1/214.

 

Shpërndaje: