Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Fet’h-ur-Rab el-Uadud (1/351-352)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar për gruan që e ka ciklin e saj mujor ose lehoninë e saj që të bëjë nijetin për haxh dhe ihram duke pasur parasysh se ajo nuk është e pastër? Dhe në qoftë se kjo nuk është e lejuar, a lirohet ajo nga bërja tavaf-ul-kudum, tavaf-ul-ifadah dhe tavaf-ul-ueda? Apo ajo duhet t’i përsërisë ato pasi të jetë pastruar, apo duhet të bëjë kefara?
Përgjigje: Gruaja që e ka ciklin mujor ose lehoninë e saj mund të hyjë në ihram për të bërë haxhin ose umren. Në këtë rast ajo bën gjithçka që haxhiu bën me përjashtim të tavafit rreth Qabes. Nëse asaj i vjen cikli i saj pas tavaf-ul-ifadah ajo nuk ka nevojë që ta bëjë tavaf-ul-ueda.