Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lënia e Kuranit në tokë – Feuzan

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për ta lënë Kuranin në tokë? Ne shohim se disa motra në shkollën ku mësohet Kurani e vendosin atë përpara tyre në tokë.

Përgjigje: Nuk ka ndonjë problem nëse Kurani vendoset mbi qilim. Megjithatë, nuk është e hijshme që ai të lihet drejtpërdrejt në tokë. Kurani duhet të nderohet dhe të respektohet, prandaj është më mirë që të ngrihet nga toka. Megjithatë, lejohet që ai të vendoset mbi qilimin mbi të cilin personi ulet ose falet.

Shpërndaje: