“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi i Kuranit duke qenë i shtrirë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nur ala-Darb (50 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që unë të lexojë nga Mus’hafi duke qenë i shtrirë?

Përgjigje: Nuk ka asnjë të keqe me këtë. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) lexonte Kuran ndërsa ai e kishte kokën e tij mbi gjunjët e Aishes (radijAllahu anha) gjatë periudhës së saj mujore. Gjithashtu, nuk ka asnjë problem nëse personi shtrihet në shtratin e tij dhe lexon nga Mus’hafi.

Shpërndaje: