“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi i Kuranit në mënyrë kolektive para namazit të xhumasë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (39) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20%20-%2015%20-%2011%20-%201436.mp3

Data e fetvas: 15/11-1436 ose 30/8-2015

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në disa vende arabe lexohen disa sure nga Kurani me një zë para hutbes së xhumasë. Cili është vendimi mbi këtë?

Përgjigje: Të lexuarit në këtë mënyrë është bidat. Leximi kolektiv është bidat në qoftë se nuk bëhet me qëllim mësimi. Është në rregull që mësuesi lexon një ajet të cilin nxënësit e përsërisin me një zë për qëllime mësimi, por jo në qoftë se kjo është me qëllim për të lexuar.

Shpërndaje: