Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi i Kuranit nga femra me menstruacione

Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet që femra me menstruacione të lexojë Kuran?

Përgjigje: Së pari themi: nuk ka asnjë problem që ajo të lexojë Kuran përmendësh.

Problemi është që ajo të lexojë Kuran nga Mus’hafi. Në lidhje me këtë ka kundërshtime në mesin e dijetarëve. Disa prej tyre e ndaluan këtë, përveç nëse nuk preket Mus’hafi me dorë por nëpërmjet të ndonjë lecke apo diçkaje tjetër.

Mendimi i saktë është se lejohet për femrën me menstruacione që të lexojë Kuran nga Mus’hafi sepse trupi i saj është i pastër, ndërsa ndyrësira gjatë kësaj periudhe kohore është në një vend të caktuar të trupit.

I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

 “Vërtet, muslimani nuk bëhet i papastër


Hadithi i plotë është:

Ebu Hurejra ka thënë: “Më takoi i dërguari i Allahut ndërsa isha xhunub, më kapi për dore dhe eca me të derisa ai u ul. Fshehurazi u largova nga ai dhe shkova në shtëpi dhe u lava. Pastaj u ktheva te ai dhe e gjeta të ulur.”

Më pyeti: “Ku ishe o Ebu Hir?”

I thash: “Isha xhunub dhe e urreva që të ulem me ty duke qenë i papastër.”

Më tha: “Subhan Allah! O Ebu Hir, Vërtet, muslimani nuk bëhet i papastër.”

Transmeton Bukhari 285 dhe Muslimi 371.

Shpërndaje: