Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përktheu: Vdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Sot kam prezantuar në një varrim në varrezat Beki’ (në Medine) dhe njëri nga të afërmit e të vdekurit, lexoi suren Jasin dhe el-Fatiha pasi e mbuluan të vdekurin…
Përgjigje: Ai ka gabuar dhe veprimi i tillë është risi prej risive në fe. Nuk duhet lexuar asgjë nga Kurani për të vdekurit. Është një hadith i dobët i cili thotë: “Lexoni për të vdekurit tuaj Jasinin.” Ndërsa ata të cilët kanë punuar sipas këtij hadithi, Jasinin ia kanë lexuar të vdekurit, vetëm gjatë agonisë së vdekjes d.m.th. vetëm para daljes së shpirtit nga trupi.
Kurse leximi i Kuranit pasi të bëhet varrimi ose gjatë varrimit, pas tre ditësh, një jave, pas dyzetë ashtu siç veprojnë disa njerëz; – të gjithë ato veprime, nuk i përkasin mësimeve të Allahut. Dhe ajo pasuri që jepet për këtë gjë është pa të drejtë. Andaj nuk lejohet ngrënia e ushqimit i cili përgatitet në këto tubime.
Disa prej sahabëve, kur i vdiste ndonjë i afërt i tyre, i mbyllnin dyert e shtëpisë që të mos tuboheshin njerëzit aty. Pra, tubimi për të pritur ngushëllimet është prej risive në fe. Prandaj ti e ngushëllon vëllain tënd kur të varroset i vdekuri apo në ndonjë vend tjetër ku ti e takon atë. Mirëpo pritja në një vend të caktuar për të shprehur njerëzit ngushëllimet e tyre, kjo është prej risive më të mëdha. Nëse në këto vende përgatitet ushqim dhe lexohet Kuran, atëherë kjo është prej risive më të urryera. E nëse pasuria e shfrytëzuar në këto tubime i ka takuar të vdekurit, atëherë kjo është keqpërdorim e të drejtës së trashëgimtarëve. Sepse, pasuria e të vdekurit realisht nuk është më e tij, por është e trashëgimtarëve të tij. Nuk lejohet që ta shpenzosh asnjë kirsh (cent) për këta lexues të Kuranit të shthurur dhe imoral! Unë i quaj ata të shthurur! Sepse:
لَا يَرْقُبُونَ فِى مُؤْمِنٍ إِلًّا وَلَا ذِمَّةً ۚ وَأُو۟لَٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُعْتَدُونَ
“Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisninë e as marrëveshjen.” 1
Atyre që nga mëngjesi, u intereson vetëm të kenë ndonjë thirrje për të fituar ndonjë gjë, duke shpresuar të vdes ndokush! Kur dëgjojnë se dikush ka vdekur, ai gëzohet. Pastaj vijnë të gjorët, familja e të vdekurit dhe bëjnë pazar me të. Po të jenë ata të varfër, nuk u përgjigjen në ftesat e tyre, duke u thënë: “Jo, më fal! Kërko ndonjë lexues tjetër. Kërko ndonjë lexues të Kuranit i cili është i vogël (jo i njohur). Unë nuk bën që të jem në mesin tuaj, për mua duhet të paguani shumë të madhe dhe ajo që më ofroni ju, nuk më mjafton mua!” Kjo është e vërtetë dhe ekziston edhe në shtete arabe! Pasha Allahun, kjo gjë ndodhë dhe është krim monstruoz!
Nuk lejohet të marrim pjesë në këto tubime dhe as të hamë ushqimin i cili përgatitet për nder të tyre. Nuk lejohet ushqimi i tillë, për arsye se siç edhe e theksuam më herët, është krim, ku keqpërdoret pasuria që i takon trashëgimtarëve; është krim sepse është edhe bidat; është krim sepse njerëzit tubohen për diçka të kotë… Lexuesit të tillë, të cilit i përgatitet ëmbëlsira të ndryshme, pemë e mish,- kur ta mbush barkun e tij të mykur me këto, do të tundet në të majtë e të djathtë duke e zgjatur qafën dhe ngritur zërin sikurse të ishte këngëtare! Pasha Allahun! Kjo është vepër e urryer. Dhe pasha Allahun, nuk i arrin të vdekurit. Po betohem, nëpërmjet të cilit i afrohem Allahut! Betohem mu nga ky vend, nga xhamia e të Dërguarit të Allahut se ky lexim i Kuranit nuk i bën dobi të vdekurit. Ky veprim është vetëm një prej bidateve. Andaj, keni frikë Allahun dhe ruajeni pasurinë e trashëgimtarëve dhe mos e humbni tek ata lexues të Kur’anit të shthurur! Përzirini ata, sepse:
ٱشْتَرَوْا۟ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا
“Ata i kanë blerë ajetet e Allahut për një vlerë të paktë.” 2
Njerëz si këta, janë zullumqarë. Shumë prej tyre i gjeni pa mjekra dhe pa asnjë qime, e me fytyra sikurse të grave. Kërkoj ndjesë për këto fjalë; por ky veprim i urryer ndoshta e gjejmë në tërë botën islame përveç aty ku Allahu i ka mëshiruar! Organizimi i varrimeve (në këtë mënyrë) është një prej risive. Ndërsa, ngrënia e ushqimit i cili përgatitet për raste të tilla është haram. Shfrytëzimi i pasurisë së trashëgimtarëve për këta lexues është prej krimeve monstruoze. Do të pyetni për të në Ditën e Kiametit. Do të të kërkoj përgjegjësi ky trashëgimtarë përpara Allahut, duke thënë: “Përse e keni keqpërdorur pasurinë time dhe hakun tim, pasuri të cilën ma lënë babai im, duke ia dhënë këtij lexuesi gënjeshtarë dhe dashakeqës?!” I cili luan me Librin e Allahut të Lartësuar!
Disa prej tyre, nëse u jepet shumë para, i lexon ajetet e mëshirës! E nëse u jepet pak para, atëherë lexon prej ajeteve të ndëshkimit!
Tregon njëri se, një lexuesi të tillë nuk i kanë mjaftuar paratë për të lexuar. Atëherë ai kishte lexuar ajete të ndëshkimit:
خُذُوهُ فَغُلُّوهُ {31} ثُمَّ ٱلْجَحِيمَ صَلُّوهُ {32} ثُمَّ فِى سِلْسِلَةٍ ذَرْعُهَا سَبْعُونَ ذِرَاعًا فَٱسْلُكُوهُ
“(Do të thuhet): Kapeni atë dhe lidheni në pranga. Pastaj hidheni në zjarrin e flakëruar. Mandej lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kut.” 3
Me këtë rast, familjarët e të vdekurit të mjerë, të hidhëruar i thonë atij: “O vëlla, lexo nga ajetet e mëshirës, gjej ndonjë ajet ku flitet për Xhenet!” Ndërsa ai ua kthen: “I Lartësuar është Allahu, po e dëshironi Xhenetin falas?! Jepni nëse dëshironi të lexoj atë që doni!” Kur i dhanë atij më shumë para, ai lexoi ajete sikurse:
يَٰٓأَيَّتُهَا ٱلنَّفْسُ ٱلْمُطْمَئِنَّةُ {28} ٱرْجِعِىٓ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةً مَّرْضِيَّةً {29} فَٱدْخُلِى فِى عِبَٰدِى {30} وَٱدْخُلِى جَنَّتِى
“O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i kënaqur, sepse, edhe Ai është i kënaqur me ty. Hyn në turmën e robërve të Mi të nderuar. Dhe hyn në xhenetin Tim.” 4
Shih se çfarë veprojnë këta njerëz të ndyrë me librin e Allahut të Madhëruar! Pasha Allahun, ata luajnë me të. Pra, nuk lejohet të prezantosh në këto organizime, e as të hash ushqimin i cili është përgatitur për këtë gjë. Nuk lejohet të shkosh në to dhe nuk lejohet të ngushëllosh dikë aty ku organizohen funerale të tilla.
E Lus Allahun e Madhëruar, Poseduesin e arshit madhështorë që të na fal neve dhe juve…
1 Teube 9:10
2 Teube 9:9
3 El-Hakkah 69:30-32
4 El-Fexhr 89:27-30