Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi që përdoret për rukje

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

El-Fatihah është rukja klasike. Përveç kësaj, lexohen tri suret “el-Ikhlas”, “el-Felek” dhe “en-Nas”. Këto sure duhet të lexohen së bashku me el-Fatihan. Përveç këtyre nëse lexohet diçka tjetër nga Kuranin si:

وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ

Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.”1

وَإِن يَمْسَسْكَ اللّهُ بِضُرٍّ فَلاَ كَاشِفَ لَهُ إِلاَّ هُوَ

“Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë pos Tij.”2

وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاء وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ

“Dhe Ne shpallim nga Kurani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët.”3

kjo është vetëm mirë. Nëse keni lexon ajetet që flasin për shërimin së bashku me el-Fatihan, El-Ikhlas, El-Felek dhe en-Nas, është e mundur që i sëmuri të shërohet.


1 26:80

2 6:17

3 17:82

Shpërndaje: