Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lexon Kuranin ashtu si lexuesit e njohur të Kuranit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Abr-al-Hetif Ues-Sejarah (21)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është bidat të lexosh në të njëjtën mënyrë si një tjetër lexues i Kuranit nëse kjo ndodh pa shtirje?

Përgjigje: Jo, nuk është përderisa ai nuk i qorton leximet e tjera dhe përveç kësaj i pëlqen leximi i një lexuesi të caktuar të Kuranit dhe e lexon në atë mënyrë. Ashtu siç tha profeti ﷺ:

”Nuk është prej nesh ai që nuk e zbukuron zërin e tij gjatë recitimit të Kuranit.”

Pra është e padëmshme ta bësh këtë.

Transmeton Ebu Daudi (1469). Hadithi është autentik sipas Albanit në Sahih Sunen Ebu Daud (1469).

En-Neueui tha: “Shumica e dijetarëve thonë se hadithi:

”Nuk është prej nesh ai që nuk e zbukuron zërin e tij gjatë recitimit të Kuranit”

ka për qëllim atë që nuk e zbukuron zërin e tij kur e lexon atë.”

Et-Tibjan Fi Edebi Hamalet-il-Kuran, fq. 68-69.

Shpërndaje: