Imam Muhammed Ibn Ahmed El-Kurtubi (v. 671 h)
Burimi: El-Munteka Min Et-Tadhkirah, faqe. 219-220
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Këto janë librat në të cilat veprat janë të shkruara dhe të cilat do të vendosen në peshore. Ato janë me të cilat mbajtëset e peshorës peshojnë rëndë apo lehtë. Kjo gjë dëshmohet me hadith dhe me Kuran.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ كِرَامًا كَاتِبِينَ
”Me të vërtetë, ka përcjellës mbi ju, që janë të nderueshëm tek Ne.” 1
Ibn Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë: ”Librat e veprave janë ato që do të peshohen.”
Nëse kjo është e konfirmuar, atëherë librat janë materie. Allahu i Lartësuar do të lejoi që një nga anët e peshorës do të peshojë më rëndë për të treguar veprat e shumta të personit, me të cilat ai do të futet në xhenet apo në xhehenem.
Bukhari dhe Muslimi kanë transmetuar: ”Pastaj ai merr librin me veprat e shkruara në të.”
Ai gjithashtu tha: ”Pastaj nxirret një kartë në të cilën shkruhet…”
Kjo gjë tregon një peshore të vërtetë dhe se ajo që peshohet në të janë librat e veprave, siç edhe e kemi qartësuar.
1 El Infitar 82:11