Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (93 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Në bibliotekën e një xhamie, ka libra të cilat përbëhen nga bidate e disa të tjera kanë edhe foto. Thuhet se një njeri ua ka dhënë bibliotekës ato libra si vakëf. Çfarë duhet të bëjmë me këto libra të cilat janë pjesë e kësaj biblioteke të xhamisë?”
Përgjigje: ”Nëse përgjegjësit e bibliotekave dhe xhamive shohin se në to ka libra me bidate apo foto provokuese, është obligim për ta që t’i djegin ato libra e të mos bien në dorë të të rinjve.
Ngase libra me bidate, e dëmtojnë besimin (akiden) e njeriut, kurse librat në të cilat gjenden foto të tilla e dëmtojnë moralin. Kjo vlen edhe nëse janë dhënë nga personi në fjalë si vakëf.
Nëse ai person është ende gjallë, duhet t’i tregohet atij se nuk është e lejuar që libra të tilla të lihen në bibliotekë dhe ai në vend të kësaj të blejë libra të mira.”