“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Lideri i vetëzgjedhur ka shfaqur injorancën e tij

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1022)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Unë nuk kam për qëllim të jemë lider. Unë nuk jam një lider. Ka ndodhur shumë herë që unë jam propozuar për të qenë lider. Por unë nuk kam pranuar dhe kam thënë se unë jam vetëm një këkrues dijeje. Një lidership kërkon shumë kushte. E para është që lideri të jetë i ditur në lidhje me Islamin, kështu që ai të di se si ti udhëheq qytetarët e tij. Sa shumë lider kemi sot! Sa liderëve nuk i janë besatuar për bindje! Janë shumë grupe në Afganistan, Algjeri, Egjipt, dhe këtu dhe atje. Kjo është diçka që i shkakton dobësi muslimanëve. Çdo lider ka metodologjinë e vet, dhe secili lider udhëheq grupin e vet. Grupet do të përplasen për shkak të metodologjive të ndryshme të liderëve.

Pak ditë më parë një burrë nga Afganistani erdhi tek unë. Unë i thashë atij se nuk lejohet besatimi ndaj një personi përderisa muslimanët nuk janë të bashkuar rreth tij; në këtë rast ai është halife. Se ka shumë lider këtu dhe atje kjo u shkakton dobësi dhe përçarje muslimanëve. Për fat të keq, kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani në Afganistan.

Ndërsa lidhur me personin [në Irak] për të cilin ti thua se është një lider, lidershipi i tij është gabimi i tij i parë. Kjo dëshmon se ai është i zbrazët nga dituria.

Shpërndaje: