“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Lidhja e shejtanëve dhe bërja e mëkateve në Ramazan

Alameh Abdullah el-Gudejjan 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne shohim gjithë këto të këqija e mëkate gjatë ramazanit, e sikur të ishin lidhur shejtanët nuk do të ndodhte e gjithë kjo gjë.” Si është refuzimi ndaj kësaj thënie, Allahu ju begatoftë?

Përgjigje: Njerëzit janë dy lloje: Kufarët – për të cilët nuk lidhen shejtanët, e veçanërisht ata të cilët është e sigurt se do të hyjnë në Zjarr dhe nuk do të dalin asnjëherë prej tij.

Ndërsa lloji i dytë janë: Besimtarët – që d.m.th. bërja e mëkateve nga ana e tyre është në formë shumë të reduktuar.

Qëllimi nuk është që janë të lidhur ndaj të gjitha krijesave. Jo!

Ashtu siç edhe e theksuam, se njerëzit janë dy lloje: kufarët – të cilët janë në mohim dhe humbje. Dhe besimtarët – ndaj të cilëve është e reduktuar bërja e mëkateve. Ky pra është qëllimi.

Shpërndaje: