Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lindi gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva 

Burimi: Fetuaja nr. 15822

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Gruaja ime lindi gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit kështu që ajo e prishi agjërimin nga njëra prej këtyre ditëve. Por ajo nuk i ka kompensuar këto ditë nga neglizhenca dhe injoranca deri në Ramazanin e ardhshëm. Ju lutemi na udhëzoni në këtë çështje, çka duhet të bëjë ajo tani? Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Gruaja juaj duhet të kompensojë ditët që ka humbur kur ajo e prishi agjërimin gjatë Ramazanit dhe ajo duhet të paguajë kefarah për vonesën e kompensimit të agjërimit të saj. Ajo duhet të paguajë një gjysmë s’a (1 s’a = rreth 3 kg) grurë, hurme, oriz apo ushqime bazike të atij vendi.

Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Shpërndaje: