Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (76 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çka mendoni për ata të cilët qëndrojnë pranë vijës në drejtim të gurit të zi dhe bëjnë tekbir? Ata mendojnë se është e obligueshme të qëndrojnë në këtë vijë për të bërë tekbirin dhe se nuk është e lejuar për ta kaluar atë pa bërë tekbir, gjë e cila shkakton kallaballëk.
Përgjigje: Vija që është vënë aty tek guri i zi është prej mirësive të Allahut (azze ue xhel) për ata që bëjnë haxhin dhe umren. Njeriu nuk mund të jetë i sigurt se ai qëndron përballë gurit të zi pa këtë linjë. Në të kaluarën e kishim zakon të pyesnim veten; a po qëndrojmë para gurit të zi apo po qëndrojmë prapa tij? Kur kjo vijë u vendos aty ne tani bindemi se tavafi ka filluar dhe përfunduar aty ku duhet të fillojë dhe të përfundojë. Lidhur me grumbullimin pranë tij, kështu që unë kam bërë tqvaf kur ka pasur pak njerëz, po ashtu edhe kur ka patur shumë njerëz dhe kurrë nuk kam përjetuar atë për të cilën po flasin disa njerëz. Edhe pse haxhi në fakt është si valët e detit nuk kam përjetuar diçka të tillë. Mund të ndodh që disa xhematlinjë të vendeve tjera të ndalen në vijë por për shkak të turmës të madhe ata nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë gjatë sepse njerëzit do t’i largojnë ata duke i shtyrë. Në të kaluarën njerëzit e kishin zakon që të qëndronin në një sipërfaqe më të madhe. Të gjithë mendonin se qëndrojnë pranë gurit të zi dhe e përshëndetnin atë. Tani kjo sipërfaqe është zvogëluar rreth kësaj vije. Pra unë mendoj se ajo është një mirësi prej Allahut dhe një nga veprat e mira të qeverisë – Allahu (azze ue xhel) i dhëntë sukses asaj.
Më parë ishin dy vija, njëra në të djathtë të gurit të zi dhe tjetra në të majtë, si një masë sigurie. Qëllimi ishte që njeriu të fillojë tavafin në të majtë të gurit dhe të përfundojë atë në të djathtë të gurit. Kjo u bë problematike për shkak se guri i zi ishte vendosur në mes të dy vijave. Mund të ndodh që disa të fillojnë tavafin në të djathtë të gurit të zi pas së cilës tavafi i tyre ishte I mangët. Tjerët e përfundonin tavafin në të majtë të gurit të zi pas së cilës tavafi i tyre ishte i mangët.
Pas kësaj ata besonin se dy vijat duhet të bëhen një vijë e vetme. Nëse dëshiron ta dish se sa e nevojshme është kjo vijë, atëherë vetëm shiko se si njerëzit qëndrojnë pranë portës së Safaus ndërsa ata janë në një vijë me gurin e zi. Më parë ata kishin besuar se guri i zi është disa metra prapa prandaj ata kishin përfunduar tavafin e tyre një mënyre të mangët dhe si rezultat i kësaj kishin shkuar në shtëpi me një tavaf të pakryer. Vija ka sjellë rezultate shumë të mira elhamduliLah. Ajo e mbron tavafin në një mënyrë të pashembullt.