Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Lika esh-Shehri (51 B)
Pyetje: Si mjek që jam, mund të urdhërohemi që të bëjmë kirurgji kozmetike ndaj ndonjë pacienti i cili ka deformim të hundës, largimin e dhjamit dhe zvogëlim apo rritje të gjokseve tek femrat. Cili është gjykimi në lidhje me këtë gjë?
Përgjigje: Ka dy lloje të kirurgjisë kozmetike; dhe kjo është që pacientit potencial duhet larguar ndonjë të metë apo për të përmirësuar bukurinë e tij.
Lloji i parë, i cili është për të larguar ndonjë të metë, – kjo është e lejueshme. Për shembull: Nëse hunda e pacientit në fjalë është e shtrembër! Në këtë rast, lejohet për ta operuar atë të metë në mënyrë që të t’i drejtohet hunda. Pra, operimi në mënyrë që të largohet defekti në fjalë lejohet, sepse hunda e shtrembër nuk është e natyrshme. E njëjta gjë vlen edhe për personin vëngërosh (syshtrembër). Të qenit vëngërosh është padyshim e metë. Prandaj, i lejohet personit të tillë që të operohet, në mënyrë që ta largoj këtë të metë!
Një shembull tjetër: A i lejohet operimi kozmetik (plastik) personit të cilit ka humbur hundën si shkak i ndonjë aksidenti? Përgjigja është: Po, lejohet. Sepse kjo është largim i të metës. Në realitet, një ngjarje e tillë kishte ndodhur qysh në kohën e profetit ﷺ, kur një sahabiu ia prenë hundën gjatë një beteje, dhe ai vendosi një protezë argjendi. Por, me kalimin e kohës, argjendi nuk iu përshtat dhe kundërmonte. Si rezultat, profeti ﷺ lejoi atë që të përdorë një protezë prej ari. Mirë pra, shtrohet pyetja se, operimi i tillë a bëhet për të larguar të metën, apo për të shtuar bukurinë? Padyshim se kjo bëhet për ta larguar të metën.
Lloji i dytë është i operimit kozmetik të shtuar-përmirësuar bukurinë. Operimi i tillë nuk është i lejuar. Prandaj profeti ﷺ mallkoi gratë që i mprehin dhëmbët për t’u dukur sa më të bukura, gjithashtu, mallkoi gruan që vë flokë artificiale mbi flokët e shkurtra apo edhe atë që përdorë parukën.
Lidhur me operimin e gjokseve, ato janë një operacion për ta shtuar bukurinë. Përjashtimi i vetëm është nëse gruaja ka gjokse të vogla dhe dëshiron që t’i rritë ato në mënyrë që prodhimi i qumështit të rritet dhe që fëmija i saj të ketë mjaft qumësht. Në këtë rast, nuk mund të themi se kjo nuk është e lejuar. Por si rregull, vlen të përmendet se, operimet kozmetike që kanë për qëllim shtim-përmirësim të bukurisë, nuk janë të lejuara.