Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: https://youtu.be/838KPOSvzlE
www.perlatmuslimane.com
Shejtani nuk e këshillon armikun e tij (njeriun) për punë të mira. Për këtë arsye është detyrë për çdo musliman të bëjë xhihad (të luftojë) kundër nefsit dhe epsheve (harameve). Ashtu siç ka thënë i dërguari i Allahut ﷺ:
“Muxhahid është ai që lufton kundër nefsit të tij për hir të Allahut.”
Nuk i lejohet muslimanit t’i nënshtrohet epsheve sepse nëse ai u nënshtrohet atyre kjo gjë do ta çojë atë në shkatërrim. Rrjedhimisht, muslimani gjithmonë duhet të ketë parasysh pasojat dhe përfundimin e gjërave. Duhet ta përkujtojë botën tjetër (ahiretin).
“Dhe se bota tjetër (ahireti) është shumë më e mirë për ty se e para.” (Surja Ed-Duha, ajeti nr 4).
Bota tjetër siç e dini ka kënaqësi të përjetshme (xhennetin) dhe ka zjarrin e xhehennemit. Në zjarrin e botës tjetër, ka dënim aq të tmerrshëm saqë mendja e njeriut nuk mund ta imagjinojë. Shembull për këtë është fjala e të dërguarit të Allahut ﷺ:
“Zjarri i kësaj bote është sa 1/70 pjesë e zjarrit të xhehennemit.”
Kështu që muslimani duhet ta ketë gjithmonë parasysh faktin që Allahu e shikon atë në çdo çast gjë e cila do ta pengojë atë të shkojë sa majtas apo djathtas duke mos u mashtruar nga dëshirat dhe pasionet. I dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë:
“Xhenneti është i rrethuar me vështirësi ndërsa xhehennemi është i rrethuar me dëshira dhe pasione.”
Pra kush dëshiron të jetë prej banorëve të xhennetit, ai duhet të bëjë xhihad kundër nefsit të tij.