Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (2)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Xhabiri bin Abdilah -radijAllahu anhuma- ka thënë:
”Profetiﷺ u lutë në xhaminë Fet’h, tre ditë, të hënën, të martën dhe të mërkurën. Lutja iu pranua në ditën e mërkurë në mes të dy namazeve, ndërsa fytyra e tij shkëlqente nga lumturia.
Xhabiri -radijAllahu anhu- tha:
“Sa herë që më ndodhte diçka e rëndësishme, lutesha gjatë kësaj kohe duke e ditur se do të më pranohet lutja.”
Transmeton Bukhari në El-Adeb el-Mufred, Ahmedi (3/332). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ut-Terghib uet-Terhib (1185)”.
Përgjigje: Po, është mirë për t’iu lutur Allahut gjatë kësaj kohe në ditën e mërkurë, e jo të shkosh në xhaminë e quajtur Xhamia-Ixhabeh1. Kjo është e pabazë. Nuk duhet të shkosh në këtë xhami. Duhet të lutesh kudo që të jesh gjatë kësaj kohe.
Pyetje: Cilat janë këto dy namaze?
Përgjigje: Unë nuk e di. Gjithçka është e mundur. Mund të jetë në mes të drekës dhe ikindisë, ikindisë dhe akshamit, akshamit dhe jacisë. Gjithçka është e mundur.
1 Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë: ”Në zinxhirin e hadidhti gjendet Kethir bin Zejd i cili është i përfolur. Ibn Main njëherë mendon se ai është i besueshëm, kurse herën tjetër mendon se është i dobët. Hadithi praktikohet nga disa nga kolegët tanë – Hanbeli – dhe të tjerë, pasiqë janë të kujdesshëm për t’u lutur mu gjatë kësaj kohe, siç është transmetuar nga Xhabiri. Megjithatë nuk është transmetuar nga Xhabiri -radijAllahu anhu- lidhur me vendin, por vetëm për kohën.” (Iktidha’-us-Sirat el-Mustekim (2/344)).