“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Lutuni që Allahu t’i mbrojë fëmijët ndaj mësyshit dhe zilisë

Alameh Muhamed Ibn Abdilah Es-Subejjil
Resa’ilun Fil Akideti Ued-Daueh, fq. 170-171
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse disa njerëz shohin një fëmijë duke bërë diçka që dëshmon zgjuarsinë e tij, ata luten për ta mbrojtur fëmijën ndaj mësyshit. A lejohet kjo?

Përgjigje: Nëse me lutjet e tyre ata kanë për qëllim që Allahu ta mbrojë fëmijën nga mësyshi dhe zilia e njerëzve, atëherë nuk ka asgjë të keqe në këtë. Është e drejtë që të lutesh për fëmijët dhe për të tjerët. Me këto fjalë mbrojtëse synohet që Allahu ta mbrojë fëmijën nga mësyshit të njerëzve ziliqarë.

Por nëse me këto fjalë ata synojnë të kërkojnë ndihmë nga dikush tjetër përveç Allahut, atëherë nuk ka asnjë dyshim se një veprim i tillë është i ndaluar.

 

Shpërndaje: