Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Lypësat në xhami

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (58), min: 47:22 

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/15-01-1438-ighastat.mp3

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet imamit të xhamisë të ndalojë lypësat në xhami?

Përgjigje: I lejohet ta bëjë këtë nëse ai e di që lypësi nuk ka nevojë. Por në qoftë se ai nuk e di nëse ai është në nevojë apo jo, ai nuk duhet ta ndalojë atë. Megjithatë, ai duhet ta ndalojë atë që të mos e ngrisin zërin dhe të mos i shqetësojë namazfalësit. Ai duhet ti thotë që të ulet dhe të mos flet dhe të mos mbajë fjalime. Disa prej tyre mbajnë fjalime dhe i shqetësojnë njerëzit. Kjo nuk duhet t’i lejohet.

Shpërndaje: