Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mafia farmaceutike nuk dëshiron që të përhapet kurimi profetik

Shejkh Ebu Abdul-A’la Khalid Uthman el-Misri
Përktheu: Valdet Gashi

Et-Tirmidhi ka transmetuar një hadith nga Ibn Mesudi se i dërguari i Allahut në udhëtimin e natës (së Israsë dhe Miraxhit kur u ngjit në qiell), sa herë që kalonte pranë një grupi engjëjsh, ata veçse  e urdhëronin atë duke i thënë:

”Urdhëroje umetin tënd që të bëjnë hixhame.”

Sa herë që kalonte pranë një grupi engjëjsh, ata veçse e urdhëronin atë duke i thënë: ”Urdhëroje umetin tënd që të bëjnë hixhame.”

Dhe hadithi është hasen.

Kjo tregon vlerën e hixhames dhe se ajo është forma më e dobishme dhe më e suksesshme e trajtimit në mjekësi. Kufarët e kanë ditur këtë që më parë, edhe sot ata janë në dijeni për këtë. Sidoqoftë mafia e mjekësisë, kompanitë mafioze farmaceutike nuk duan që këto gjëra të përhapen sepse përdorimi i mjekësisë profetike do të eliminonte totalisht përdorimin e medikamenteve farmaceutike tek të cilat edhe pse mund të ketë dobi, dëmi dhe e keqja që vjen si pasojë e përdorimit të tyre është më e madhe.

Ne si muslimanë duhet të kthehemi tek ajo me të cilën na këshilloi profeti dhe tek ajo që ai na sqaroi në sunnetin e tij. Profeti na mësoi mjetet dhe shkaqet e shërimit, të parandalimit dhe të mbrojtjes (nga sëmundjet). Kjo do të jetë një mënyrë për ne që të jemi të sigurt dhe të shëndetshëm në dunja dhe të lumtur in shaa Allah në botën tjetër.

Ne e lusim Allahun të na mbrojë nga shkaqet e sëmundjeve dhe nga vetë ato dhe i lutemi Atij të shërojë ata që janë të sëmurë prej nesh me një shërim i cili nuk lë asnjë pasojë. Ne e lusim Atë të rregullojë punët tona dhe udhëheqësit tanë dhe t’u japë atyre një rreth të ngushtë të mirë njerëzish që i ndihmon ata të bëjnë punë të mira. Ne i lutemi Atij të na mbrojë nga e keqja e fitneve dhe të na japë siguri në vendet tona.

Shpërndaje: