“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Majmuni i ngjason njeriut pa qenë njeri

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/141-142)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:

وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ الَّذِينَ اعْتَدَواْ مِنكُمْ فِي السَّبْتِ فَقُلْنَا لَهُمْ كُونُواْ قِرَدَةً خَاسِئِينَ

“Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!”1

Ju jehudë e dini çfarë ka ndodhur me fshatarët të cilët kundërshtuan urdhrat e Allahut dhe besën që ia kishin dhënë Atij për të respektuar të shtunën dhe urdhrat e Tij. Në atë kohë, dita e shtunë ishte obligim për ta për ta respektuar. Por ata u përpoqën për të bërë hile në mënyrë që të jenë në gjendje për të peshkuar në ditën e shtunë, në mënyrë që ata vënë rrjetat në ditën e premte. Ditën e shtunë kishte shumë peshq si zakonisht në mënyrë që rrjetet mbusheshin. Në mbrëmje kur e shtuna mbaronte ata i merrnin rrjetat. Për këtë arsye Allahu i shndërruar ata në majmunë. Në dukje majmuni i ngjan njeriut, por nuk është njeri në realitet. Kur edhe veprat e tyre në pamje dukeshin të vërteta, por në fakt ato ishin të rreme, ata shijuan dënimin e tyre.

Kjo histori përmendet në hollësi në suren ”el-A’raf”, ku Allahu (Te ala) ka thënë:

واَسْأَلْهُمْ عَنِ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَتْ حَاضِرَةَ الْبَحْرِ إِذْ يَعْدُونَ فِي السَّبْتِ إِذْ تَأْتِيهِمْ حِيتَانُهُمْ يَوْمَ سَبْتِهِمْ شُرَّعاً وَيَوْمَ لاَ يَسْبِتُونَ لاَ تَأْتِيهِمْ كَذَلِكَ نَبْلُوهُم بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ

“Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.”2

Es-Sudi ka thënë:

”Fshatarët ishin nga Ajla.”

Të njëjtën gjë e ka thënë Katadeh. Aty, unë do të përmend mendimet e komentuesve të Kuranit në hollësi.

Allahu (Te ala) ka thënë:

فَقُلْنَا لَهُمْ كُونُواْ قِرَدَةً خَاسِئِينَ

“E Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!”

Ibn Ebi Hatim ka thënë: Babai im na tregoi: Ebu Hudhejfeh na tregoi: Shibl na tregoi, nga Ibn Ebi Naxhih nga Muxhahidi i cili tha:

”Zemrat e tyre u shndërruan; ata  nuk u shndërruan në majmunë me trupa. Kjo është e ngjashme me shembullin e Allahut:

مَثَلُ الَّذِينَ حُمِّلُوا التَّوْرَاةَ ثُمَّ لَمْ يَحْمِلُوهَا كَمَثَلِ الْحِمَارِ يَحْمِلُ أَسْفَارًا

”Shembulli i atyre që ju është besuar Teurati dhe që pastaj nuk zbatuan atë, është si shembulli i një gomari që bart libra të shenjta.”3

Është transmetuar gjithashtu nga Ibn Xheriri nëpërmjet el-Muthanna, nga Ebu Hudhejfeh, nga Muhammed bin Umer el-Bahili dhe Ebu Asimi nga Isa, nga Ibn Ebi Naxhih nga Muxhahidi. Zinxhiri i transmetimit nga Muxhahidi është i mirë, por mendimi është i çuditshëm dhe shkon kundër përshkrimit të qartë si në këtë kontekst, si në të tjerë.

Allahu (Te ala) ka thënë:

قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَلِكَ مَثُوبَةً عِندَ اللّهِ مَن لَّعَنَهُ اللّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوتَ

”Thuaj: ”Thuaj: “A doni t’ju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë djallin.” 5:6

Al-Aufi ka tregoi se Ibn Abasi ka thënë:

”Ai i shndërroi ata në majmunë dhe derra. Thuhet se të rinjtë u bënë majmunë dhe pleqtë derra.”4

Katadeh ka thënë:

”Ata u shndërruan në majmunë që bërtasin dhe me bishta pasi kishin qenë burra dhe gra.” 5

Ata el-Khurasani ka thënë:

”Një zë thërriti: ”O fshatarë!

كُونُواْ قِرَدَةً خَاسِئِينَ

”Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!”

Ata që e kishin zakon ti ndalonin ata shkuan në shtëpi të tyre dhe thanë: ”A nuk iu kemi ndaluar juve?” Ata miratuan duke tundur kokën.”


1 2:65

2 7:163

3 62:5

4 Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/210) nga Ibn Ebi Hatim.

5 Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/209) nga Ibn Ebi Hatim.

Shpërndaje: