Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Makijazhi i gruas

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://alifta.com/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet që gruaja të zbukurohet për burrin e saj, duke bërë makijazh në mollëzat e faqeve, buzët dhe qepallat e syve? Ne shpresojmë për një sqarim, duke pasur parasysh atë se makijazhi është prej veprave të grave në perëndim.

Përgjigje: Është obligim për gruan që të zbukurohet për burrin e saj, ashtu siç e ka ligjësuar dhe lejuar Allahu. Ajo mund të zbukurohet duke u veshur me rroba të bukura dhe duke pasur higjienë maksimale.

Nëse ka makijazh që nuk bie ndesh me rregullat islame, nuk përbëhet nga diçka e ndaluar apo nga diçka të papastër dhe nuk dëmton fytyrën, ose nuk shkakton efekte anësore, kjo gjë lejohet. Ne marrim nga lindja dhe perëndimi atë që është e dobishme për ne dhe braktisim atë që na dëmton. Ne marrim nga Lindja dhe Perëndimi atë nga e cila përfitojmë dhe e braktisim atë që na dëmton. Nëse na vjen diçka nga Lindja dhe Perëndimi dhe na sjell dobi, ne përfitojmë prej saj, në të njëjtën mënyrë siç i përdorim armët, aeroplanët, makinat, anijet dhe gjërat tjera. Ne kemi marrë nga ta mjekësi, produkte të ndryshme për zbukurim dhe gjëra të ndryshme. Me këtë ne nuk i ngjasojmë armiqve të Allahut.

Qëllimi është që gruaja të zbukurohet për burrin e saj, por jo të zbukurohet kur ajo del jashtë, duke e parë meshkujt e huaj. Ajo është në shtëpinë e saj dhe zbukurohet për burrin e saj.

Shpërndaje: