“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Manikyri duhet hequr para abdesit/guslit

Alameh Muhammed Aman Ibn Ali El-Xhami (v. 1416)
Sherh Shurut-is-Salah, fq. 45
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Duhet larguar nga pjesët e trupit mbi të cilat merret abdesi gjithçka që pengon depërtimin e ujit në lëkurë.

E njëjta gjë vlen edhe për manikyrin e thonjve të gruas. Gruaja muslimane duhet ta heq atë para abdesit ose para pastrimit pas aktit seksual. Ajo mund të përdorë manikyrin e thonjve në shtëpinë e saj në qoftë se burri i saj bie dakord me këtë sepse ky është një preparat bukurie.

Shpërndaje: