Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (d. 1421)
Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (4 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të veshur mantel? Kjo është një rrobe e njohur tek gratë.
Uthejmin: Kjo sigurisht që është e njohur, por a mundesh të ma shpjegoshë atë.
Pyetësi: Ai i ngjan një fustani.
Uthejmin: A vendoset ajo në kokë apo mbi supe?
Pyetësi: Mbi supe.
Uthejmin: A del koka dhe qafa jashtë?
Pyetësi: Ato nuk janë vetëm, por ato mbulohen mer rrobe tjera.
Uthejmin: Por ato qëndrojnë jashtë dhe janë të veçanta.
Pyetësi: Ato janë të veçantë, po.
Uthejmin: Në parim, ska të keqe në veshjen e mantelit, sepse ajo mbulon. Megjithatë, unë mendoj se ne nuk duhet të lejojmë gratë që të imtiojnë të tjerët. Kur erdhi kjo veshje tek ne? Ose, kur popujt e tjerë erdhën tek ne, ose kur ne shkuam tek ata. Imitimi i dikujt në diçka që nuk është veçanërisht e dobishme në krahasim me zakonet tona, e bën personin që të jetë gjithmonë imitues dhe të shikojë atë që tjerët veprojnë.
Përderisa rrobat tona, në këtë rasta Aba’ah, është më gjithëpërfshirëse e trupit dhe më e sigurt, ne i përmbahemi asaj. Ndoshta ne e lejojmë atë që këtë vit të vesh mantel. Vitin e ardhshëm ajo dëshiron të vesh pantallona. Vitin e ardhshëm ajo dëshiron të vesh funde të shkurtra dhe kështu me radhë.
Prandaj, unë mendoj se ne duhet të ndalojmë gratë të marrin këto zakone. Çfarë dëshirojnë të arrijnë me mantel? Nëse gruaja kujdeset për Aba’an e saj ajo bëhet si manteli plus ajo mbulon më mirë dhe është më e mirë, më stabile dhe më madhështore. Njeriu i vendosur dhe i prerë i përmbahet zakoneve të tij, që nuk e kundërshtojnë fenë në vend se të imitojë të tjerët.