Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrëdhënia seksuale dhe namazi i gruas me gjakderdhje të çrregullta

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/446

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme për gruan me gjakderdhje të çrregullta të ketë marrëdhënie me burrin e saj?

Përgjigje: Gruaja me gjakderdhje të çrregullta (mustehedeh), gjaku i saj nuk është as gjak menstrual e as gjak i lindjes. Ai gjak është e pastër. Ajo duhet të agjërojë e të fal namazet dhe ajo është e lejuar për burrin e saj. Ajo duhet të pastrohet para çdo namazi si personi me rrjedhje të urinës (jo të marrë gusël). Përveç kësaj, ajo duhet të vë pambuk apo ndonjë gjë tjetër në organ që trupi apo rrobat e saj të mos bëhen me gjak, për të cilat ka hadithet autentike nga profeti ﷺ që dëshmojnë në lidhe me këtë gjë.

Shpërndaje: