Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr. 7269
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Antëtar: Abdullah bin Gudejjan
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja e 2: A është e lejueshme që unë të bëj marrëdhënie seksuale me gruan time shtatzëne e cila është në muajin e nëntë, frikësohem se përndryshe unë do të bëjë zina?
Përgjigje: Është e lejueshme që burri të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij shtatzëne derisa ajo të lind. Nuk ka asnjë të keqe në këtë, pasi rregulli themelor është se ajo është e ligjshme për të dhe nuk ka dëshmi në Sheriat që thotë ndryshe.
Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët.