Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrëdhënie intime duke u thirrur ezani

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: http://olamayemen.com/index.php?article_id=9468

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pas syfyrit burri filloi të bëjë marrëdhënie intime me gruan e tij sepse ai besonte se është ende natë. Gjatë aktit seksual, ai dëgjon papritur thirrjen e ezanit të sabahut. Çka është i obliguar që të bëjë ai? A është agjërimi i tij i saktë apo ai duhet të paguaj dëmshpërblim?

Përgjigje: Nëse ai ndërpreu aktin gjatë thirrjes së ezanit agjërimi i tij është – nëse do Allahu- i saktë. Edhe Aishah dhe Umu Selemeh (radijAllahu anhuma) ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ zgjohej gjatë Ramazanit pasi kishte arritur orgazëm dhe vazhdonte agjërimin. Pra, kjo është në rregull.

Nëse ai vazhdon aktin ndërsa muezini e ka zakon ta thërras ezanin para se të hyjë koha e namazit si një masë paraprake, atëherë edhe kjo është në rregull.

Nëse ai vazhdon aktin ndërsa muezini është duke e thirrur ezanin kur të ketë hyrë koha e namazit, ai mëkaton. Kështu që ai duhet të paguaj dëmshpërblimin për marrëdhënie intime gjatë Ramazanit.

Por në qoftë se ende ishte natë dhe ai filloi marrëdhënien intime sepse ai beson se muezini e thërret ezanin për namaz para se të ketë hyrë koha, kështu që kjo është në rregull. Disa muezinë thërrasin për namaz dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta para agimit si një masë parandaluese. Ky është gabim. Në këtë mënyrë ata ia ndalojnë njerëzve diçka që Allahu ua ka lejuar si ushqimin, marrëdhëniet intime dhe çdo gjë tjetër që i lejohet të veprojë agjëruesit.

Pra në qoftë se ai është i sigurt se koha e namazit ka filluar ndërsa ai vazhdon me aktin seksual, unë mendoj se ai duhet të paguaj dëmshpërblimin për marrëdhënie intime gjatë Ramazanit. Dhe në qoftë se ai beson se muezini e thërret ezanin para se të ketë hyrë koha e namazit, kështu që kjo është rregull. Dhe në qoftë se ai e ndërpret aktin kur e dëgjon thirrjen e ezanit për namaz, ai nuk është i obliguar me asgjë.

Shpërndaje: