Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrëdhëniet intime gjatë ditës së Ramazanit, kur ata nuk kanë agjëruar me arsye

Imam Is’hak bin Mensur el-Keusexh 

Burimi: Masailul-Imam Ahmad bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah (1/285-291)
Darul-Hixhrah, 1425/2004
 www.perlatmuslimane.com

667 (1) – Çka mendoni për burrin që gjatë Ramazanit kthehet në shtëpi tek gruaja e tij nga një udhëtim? Burri nuk ka agjëruar gjatë ditës, as gruaja nuk ka agjëruar për shkak të periudhës së menstruacioneve (dhe është pastruar gjatë ditës)?

Imam Ahmedi tha: “Unë nuk mendoj se ai nuk duhet të ketë marrëdhënie me të. Ai duhet të qëndrojnë larg nga ajo nëse ai kthehet në shtëpi nga udhëtimi.”

Imam Is’hak bin Rahoja tha të njëjtën gjë sikurse imam Ahmedi dhe shtoi: “Megjithatë, ai nuk është i detyruar të bëjë shpagim nëse ka marrëdhënie me gruan e tij gjatë ditës.”

Shpërndaje: