Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr: 6292
Kryetarë: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdurr-Rrazak Afifi
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 11: Cili është gjykimi Islam mbi atë që ka marrëdhënie intime me gruan e tij para përfundimit të dyzet ditëve të periudhës pas lindjes së saj?
Përgjigje: Nuk lejohet që (burri) të ketë marrëdhënie seksuale me një grua në periudhën pas lindjes (lehonisë), derisa ajo të pastrohet nga lehonia dhe pastaj të bëjë gusël.
Allahu (te ala) thotë:
“Kështu që, u qëndroni larg bashkëshorteve gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen (të pastrohen prej ciklit të tyre menstrual dhe të bëjnë gusël – larje të të gjithë trupit). Dhe kur të jenë pastruar, atëherë shkoni pranë tyre siç ka urdhëruar Allahu për ju (të kryeni marrëdhënie në çfarëdo mënyre përderisa marrëdhënia të kryhet vetëm në vendin ku lind fëmija).” 2:222
Një grua (që ndodhet) në periudhën pas lindjes së saj është si gruaja me menstruacione. Megjithatë, nëse gjakderdhja ndalet tërësisht para kalimit të dyzet ditëve dhe ajo bën gusël me ujë ose bën tejemum me arsye, lejohet që burri i saj të ketë marrëdhënie me të.
Bërja kefareh (shlyerje) për kryerjen e marrëdhënies seksuale me një grua në periudhën pas lindjes së saj është sikurse kefara (shlyerja) për kryerjen e marrëdhënies intime me një grua në ciklin e saj menstrual (duke dhënë një dinar ose një gjysmë dinari për bamirësi).
Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.