Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrja abdes kur ke lyer flokët ose trupin me vaj

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (25 B), min: 28:17

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sa i saktë është abdesi nëse kemi vaj në flokë apo në trup?

Përgjigje: Nëse dikush i ka lyrë flokët me vaj ose i ka lyer ato me kënë, atëherë kjo lejohet. Ai mundet t’u jep mes’h atyre edhe pse uji nuk depërton. Kjo anashkalohet për shkak se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ishte i lyer me vaj gjatë ihramit.

Shpërndaje: