Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrja abdes me ujë Zemzemi

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nur ala-Darb (55 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse pelegrinazhi ka vetëm ujë Zemzemi me vete dhe hynë koha e namazit, atëherë a duhet të mërr abdes me ujë Zemzemi apo duhet të merr tejemum duke qenë se Zemzemi është një ujë i bekuar i cili duhet vetëm të pihet?

Përgjigje: ”Siç u tha Zemzemi është ujë i bekuar.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Uji i Zemzemit është për atë qëllim që pihet.”

Prej bekimeve të tij janë edhe të pastruarit me të për namaz. Është e lejueshme për të marrë abdes me të. Nuk ka asnjë problem. Sepse ky është ujë dhe hyn tek fjala e Allahut Te ala:

يا أيها الذين آمنوا إذا قمتم إلى الصلاة فاغسلوا وجوهكم وأيديكم إلى المرافق وامسحوا برؤوسكم وأرجلكم إلى الكعبين وإن كنتم جنبا فاطهروا وإن كنتم مرضى أو على سفر أو جاء أحد منكم من الغائط أو لامستم النساء فلم تجدوا ماء فتيمموا صعيدا طيبا فامسحوا بوجوهكم وأيديكم منه

“O ju që keni besuar! Kur doni të kryeni faljen, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla, kaloni duart e lagura mbi kokat tuaja, lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni xhunub (të papastër nga marradhëniet seksuale ose si pasojë e ëndrrave të lagura), pastrohuni krejtësisht (lani gjithë trupin). Por në qoftë se jeni të sëmurë ose në udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose nga afrimi me bashkëshortet (ose ëndërrat e lagura etj) dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhe të pastër duke fërkuar fytyrat tuaja dhe duart.” 5:6

Në këtë rast është e detyrueshme për të që të pastrohet me ujë Zemzemi. Përderisa ka ujë nuk i lejohet atij të merr tejemum.”

Shpërndaje: