“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Marrja e shpërblimit për të bërë da’vet

Shejkh Salih bin Abdul-Aziz bin Al esh-Shejkh

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

E para dhe më e madhja e kësaj çështjeje, është që thirrësi (da’vetgjiu) t’i kushtojë vëmendje sinqeritetit. Ai duhet të ketë kujdes në marrjen e shpërblimit për da’vetin që ai bën – të ketë kujdes në të folur me “para” dhe të marr pjesë nëpër tubime me “para”. Nëse e mund marrja e shpërblimit, apo nevoja për të është e madhe, atëherë të ketë kujdes që, gjithnjë ta thotë të vërtetën dhe të saktën. Da’veti është ndryshe nga të mësuarit e Kuranit. Da’veti ka rregulla të tjera nga të mësuarit e Kuranit. Për këtë arsye, dijetarët e kanë lejuar që thirrësi të marrë rrogë -furnizim e jo shpërblim. Ai mund të marrë pagë stimuluese nga paraja publike e cila është e rregulluar nga udhëheqësi, pra si stimulim për kryerjen e këtij obligimi të përgjithshëm (el-uaxhibul- kifaij), për të cilin thotë Allahu:

وَلْتَكُن مِّنكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ

“Le të dalë prej jush një grup që të thërrasë për në mirësi, të urdhërojë për vepra të mira e të ndalojë prej veprave të shëmtuara!” 3:104

Allahu ka urdhëruar që prej nesh të jetë një grup i mjaftueshëm që të thërrasë në mirësi. Prandaj, nëse ai i merr pagë e cila e ndihmon atë në da’vetin që ai bën dhe kjo nuk është ndonjë shpërblim i kufizuar për orë apo ditë të caktuara, e as nuk është diçka që ai e ka kërkuar në mënyrë specifike, atëherë nuk ka asgjë të keqe në të.

Shpërndaje: