Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Burimi: Maseil-ul-Imam Ahmed (3/1008)
Përktheu: Valdet Gashi
1374 – E kam dëgjuar babain tim (imam Ahmedin) duke u pyetur për një burrë që martohet me një grua me dëshmitarë, por pa kujdestarin e saj.
Ai u përgjigj: Kjo nuk lejohet.
1375 – E kam dëgjuar babain tim (imam Ahmedin) duke u pyetur se kush ka më shumë të drejtë të kurorëzoj një grua, pushtetari apo gjykatësi.
Ai u përgjigj: Gjykatësi. Është ai që merret me kurorëzimet dhe gjykimet.